Me një karrierë të suksesshme në Shtetet e Bashkuara, modelja shqiptare Irsida Aliu është bërë e njohur në disa kontinente. Një nga arritjet e saj të mëdha është shfaqja në reklamën e “Ethan Allen”. Sidoqoftë, një pjesë të karrierës së saj Irsida e ka kaluar në Kinë, ku ka nënshkruar edhe një kontratë marketingu me agjencinë e modës “Nine West”.

Modelja ka realizuar gjithashtu edhe disa sete fotografike për revistën e njohur amerikane “Nouvo”. Ndërsa reklama e saj për “Ethan Allen”, që është një firmë e njohur për dizajnin e mobilieve në Amerikë, është transmetuar rregullisht në televizionet amerikane, madje edhe në televizionin e njohur “CNN”.

Tashmë modelja është transferuar në Los Angeles, ku veçse po zhvillon karrierën në modeling, po shijon edhe një romancë të bukur dashurie. Djaloshi që i ka fituar zemrën quhen Americo Cacciapuoti, i cili është gjithashtu model. Ndonëse shfaqen prej kohësh bashkë, së fundi një foto e modeles me unazë në gishtin e fejesës ka ngritur dyshimet se ata kanë hedhur hapin e madh dhe janë në prag të martesës.

(m.k/BT/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: