TIRANE – Bora Zemanit nuk i pëlqen shumë të flasë jetën e saj private. Moderatorja vetëm pak kohë më parë në një intervistë televizive pranoi se ishte ndarë nga bashkëshorti i saj, Vin Veli. Ajo tregoi se të bërit nënë herët, në moshën 22-vjeçare, ishte arsyeja e ndarjes nga bashkëshorti.

Ndërkohë ditën e djeshme Bora iu është përgjigjur pyetjeve të shumta të ndjekësve në Instagram dhe nuk kanë munguar ato për jetën private. Një prej pyetjeve ishte: “A ishte për ty ndarja e vështirë?”. Dhe përgjigjja e saj ishte që nuk ka ndarje të thjeshta.

“Nuk besoj se ka ndarje të thjeshta”- Ajo ka vzhduar të tregojë se zgjidhja për të ecur para, pas përfundimit të një lidhje, është të mos mendosh për të shkuarën, por si të bësh të ardhmen më të bukur.

Edhe pse e divorcuar dhe moderatorja është shprehur se beson ende në dashuri dhe se njeriu ka nevojë të dashurojë pavarësisht përfunditit. “Gjithmonë! Njeriu ka nevojë të dashurojë, pavarësisht përfundimit”. Ndërsa pyetjes nëse është e dashuruar, ajo i është shmangur duke iu përgjigjur se është e lumtur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb