Një mesazh nga Udhëheqësit Suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, është publikuar sot nga mediat iraniane
Në mesazhin me rastin e Ditës së Ushtrisë në Iran, nuk është përmendur në mënyrë të qartë dy tema të diskutuara nga zyrtarët iranianë kohët e fundit: Ngushtica e Hormuzit dhe negociatat Iran-SHBA.
Në një pjesë, mesazhi i paralajmëron “armiqtë” se marina iraniane është gati t’i bëjë ata “të shijojnë hidhërimin e disfatave të reja”, pa sqarime të mëtejshme.
Ashtu si në rastet e mëparshme, ky ishte një mesazh me shkrim nga Mojtaba Khamenei. Ai nuk është parë në publik që kur u bë udhëheqës suprem në fillim të marsit.
