Banorët e Beratit janë tronditur mbrëmjen e sotme nga një ngjarje që ka ndodhur në Pedonalen e qytetit.

Një 38-vjeçar, që ka qenë duke shëtitur me bashkëshorten e tij, ka rënë papritur pa ndjenja në tokë, duke tmerruar të gjithë qytetarët. Të ndodhur në xhiro, por edhe në baret përreth, banorët janë ngritur për t’i dhënë ndihmën e parë, duke njoftuar edhe Spitalin e Beratit.

Adem Agalliu ka qëndruar disa minuta pa reaguar në rrugë, ndërkohë që qytetarët përpiqeshin ta përmendnin me mjete rrethanore deri në mbërritjen e ekipit të ndihmës së shpejtë të Repartit të Urgjencës.

Stafi mjekësor e ka marrë të riun me barelë dhe e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat. Burimet spitalore bëjnë me dije se 38-vjeçari mbërriti në Repartin e Urgjencës me probleme kardiake.

Sipas mjekëve, pas ekzaminimeve të kryera ka Agalliu ka rezultuar me ndryshime të EKG dhe gjendja e tij është ende e pastabilizuar. Mjekët janë duke e reanimuar Agalliun, që mendohet se ka kaluar një parainfarkt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb