Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën “Bardhyl”, në Tiranë. Paraprakisht raportohet se një automjet është përplasur me një urban, ndërsa pas përplasjes autobusi ka goditur edhe një motor që ndodhej i parkuar.
Nga aksidenti, sipas burimeve paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
