Francesko Calzona është larguar përkohësisht nga stoli i Napolit, pasi do të udhëheqë Kombëtaren e Sllovakisë për ndeshjet miqësore ndaj Austrisë dhe Norvegjisë. Ashtu siç palët kishin rënë dakord, Calzona do drejtojë njëkohësisht edhe përfaqësuesen sllovake, në këtë periudhë të rëndësishme.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, tekniku i njohur do të mund të ndjekë stërvitjen e  kampionëve të Italisë nëpërmjet një droni. Tashmë te Napoli janë bërë të ditur edhe zëvendësuesit. Pankina do t’i besohet Simone Bonomi dhe Francesco Caçiapuoti, bashkëpunëtorë të Calzonas. Ndeshja e radhës e napoletanëve është me 30 mars, ndaj një rivali të vështirë si Atalanta.

Deri më tani, ekipi ka zhvilluar një sezon me ulje-ngritje. Vetëm vendi i shtatë në tabelë nuk i shkon përshtat aspak një skuadre pretendente, që për të shpëtuar sezonin minimalisht duhet të kualifikohet në Champions League. Top-4 është jo pak, por 9 pikë larg!

(J.S/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: