Monza u rikthye në elitë, duke shkruar historinë pak javë më parë. Klubi modest kërkon të mos diskutojë qëndrimin mes më të mirëve, ndaj ka përveshur mëngët seriozisht për merkaton.

Pasi siguroi transferimin e Andrea Ranocchia nga Interi, kjo skuadër nuk e ka ndërmend të ndalet dhe duket se ka “fiksim” futbollistët që kanë kontribuar për zikaltërit.

Synimi i radhës është Antonio Candreva. Sipas asaj që shkruan Gazzetta dello Sport, së shpejti do të ketë një takim të ri mes Federico Pastorello, agjentit të lojtarit dhe Adriano Galliani, që mban rol drejtues te ky klub.

Kartoni i 35 vjeçarit Candreva zotërohet nga Sampdoria. Lojtari italian numëron 2 sezone në Genoa dhe tani mund të ndërrojë ambient.

Ht
Ht

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb