Nga: MARIGLEN MERTIRI*
TIRANE – Edhe 5 vite ndalim të ushtrim të sportit të gjuetisë ka irrituar Federatën e Gjuetarëve. Para parlamentit ata i bënë thirrje deputetëve që të mos votojnë këtë absurditet që sipas tyre, tregon fytyrën e vërtet të këtij pushteti arrogant.

Ky ligj për ta do të thotë shuarje e federatave dhe shoqatave së bashku me pasionin, sidomos të moshës së tretë. Megjithatë ata po përgatisin dosjen për në Gjykatën Kushtetuese dhe në atë të Strasburgut.

“E provuan 2 vite, dështuan 2 vjet, sepse ju dhanë krahë vetëm të fortëve. Ky është një vendim absurd, i pakuptimtë arrogant dhe prepotent i kësaj mazhorance, të cilët premtuan shumë kur erdhën në pushtet që ta zhvillonin aktivitetin ekonomik të gjuetisë në kushtet bashkëkohore por për mua kanë dështuar. Ju bëj thirrje deputetëve që kanë pak ndërgjegje të mos e votojnë këtë projektligj. Brezi i tretë i gjuetarëve me lot në sy thotë cpo bën ky pushtet që më pret e më vret shpresën dhe hobin, dëshirën që në vite e kam relizuar. Gjithsesi ne do të luftojë, do të shkojmë në Gjykatën Kushtetuese e deri në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut.” – deklaroi Themi Perri, sekretar i Federatës së Gjuetarëve.

Të detyruar nga shurdhëria e pushtetit për t’i dëgjuar, ata pohojnë se do të dinë ta përdorin më së miri edhe mekanizmin e fundit që kanë në dorë, votën, duke e kthyer atë në një shuplakë për këtë mazhorancë.

“Kushdo që do të marrë një vendim të tillë do të ketë një kosto 150 mijë shuplaka. Jemi munduar të qëndrojmë larg politikës por ne nga sot do ti bashkohemi asaj force politike që do të plotësojë dëshirat për hobin tonë.” – tha Perri.

Federata si grup interesi nuk u thirr për tu dëgjuar as në komisionet parlamentare për të shprehur alternativat që ata mendonin për të mbrojtur faunën e egër dhe lejuar me ligje të forta gjuetinë për profesionistët.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb