Studentët e Universitetit “Luarasi” morën çmimin e parë për performancën më  të mirë të investimeve në bursat financiare, në konkursin virtual të bursës për studentët.

40 skuadra studentore nga 18 universitete të ndryshme në vend morën pjesë në konkursin virtual “të mësojmë për bursën” Stock market learning competition 2023”, që kishte për qëllim edukimin financiar, angazhimin e të rinjve dhe vënien në praktikë të njohurive të marra.

Profesori i universitetit Luarasi, Indrit Baholli falenderoi organizatorët për mbështetjen që po japin ndaj universiteteve dhe uroi studentet dhe stafet akademike.

“Jam i kënaqur të shoh studentët e Luarasit që janë bërë pjesë e programit dhe fituan për të dytin vit radhazi. I përgëzoj. Loja virturale është një fillim shumë i mirë në karrierën tuaj profesionale dhe një investim për të ardhmen si profesionistë në tregjet financiare. Inkurajoi organizatorët që ta vazhdojnë këtë program edhe në të ardhmen për të mbështetur brezat e rinj”.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kontribuoi në rritjen dhe edukimin financiar të studentëve për tregun e kapitaleve, si një nga tregjet më të rëndësishme. Nënkryetarja ekzekutive e AMF Mimoza Kaçi vlerësoi angazhimin e të rinjve për të thelluar njohuritë për tregun e kapitalit, të marra gjatë studimeve universitare.

Përgjatë 3 muajve, skuadrat studentore u përfshinë në platformën virtuale të bursës, duke krijuar portofolat e tyre të investimit.

Ato u pajisen me fonde virale dhe i investuan ato në tituj dhe letra të ndryshme në vlerë, sipas çmimeve reale të tregtimit në tregjet financiare. Juria ndau çmimet promovuese për 6 skuadra studentore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: