Në letër ishte një sfidë që nuk kishte histori, edhe në fushë e tillë rezultoi, me Man.City që ishte shumë i fortë për Sporting Lisbona. “Qytetarët” e Pep Guardiolës dhuruan një spektakël të vërtetë ofensiv, vendosën përpara portugezët që në fillim të sfidës duke i shënuar jo pak por katër gola brenda pjesës së parë, praktikisht duke mbyllur gjithçka, ndërsa në të dytën Sterling kompletoi “manitën” e golave.

Një fitore e tillë, 0-5 në transfertë, i dhuron Man.City menjëherë në biletë për më tej në Champions League, pa qenë e nevojshme të ndezin motorët në ndeshjen e kthimit. Maherez, dy herë Bernardo Silva dhe Foden, realizuan për britanikët.

Pavarësisht fitores së madhe, Pep Guardiola e lexon ndryshe këtë sfidë: “Nuk ishte një ndeshje perfekte. Disa lojtarë nuk ishin në nivelin e duhur, humbëm edhe shumë topa, por u treguam shumë cinik. Diferenca mes dy ekipeve nuk është kaq e madhe sa tregon rezultati 5-0, ne thjesht u treguam shumë cinik. Ishte një ndeshje që prodhoi një rezultat fantastik por tashmë kemi edhe një sfidë tjetër për të siguruar një biletë për në çerekfinale, ajo që ne duam”, theksoi Pep Guardiola në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb