Newcastle gjen portierin rezervë. Magpies njoftojnë akordin me Loris Karius, marrëveshje e vlefshme deri në janar me opsion deri në fund të sezonit.

Trajneri Eddie Howe tha: “Ne jemi të lumtur që Loris po i bashkohet grupit tonë. Ai është një portier vërtet i mirë me përvojë si në Premier League ashtu edhe në kompeticionet evropiane dhe do të na ndihmojë në një fazë të rëndësishme të sezonit”.

Karius mbahet mend për gafën në finalen e Champions League mes Liverpool (Ka luajtur për The Reds) dhe Real Madrid, teksa i dha triumfin Los Blancos me një gabim amatoresk.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: