Spektakël, gola, ritëm, emocione, por në fund vetëm një fitues. Newcastle mundi 4-3 West Ham, në takimin e mbajtur në St. James’ Park. Vendasit realizuan të parët me sulmuesin suedez, Isak, por u përmbysën në pjesën e parë pas golave të Antonio dhe Kudus.

Mysafirët ndëshkuan portën e mbrojtur nga Dubravka me Boëen në fillimin e pjesës së dytë. Newcastle mori 3 pikët pasi shënoi 3 herë në 15 minutat e fundit të ndeshjes. Isak riktheu skuadrën e Howe në lojë, përpara se dopieta e Barnes të dërgonte në festë të “çmendur” ekipin.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: