Prokuroria e Posaçme ankimon vendimin e pafajësisë për komisioneren e vettingut Etleda Çiftja e cila mori pafajësi në të dyja shkallet e gjyqësorit.

Ajo akuzohej për falsifikim dokumentesh dhe fshehje pasurie. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se relator i çështjes në Gjykatën e Lartë është caktuar Sandër Simoni.

GJKKO vendosi deklarimin e pafajshëm të Çiftjas për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, kërkoi më herët dënimin me 18 muaj burgim për Etleda Çiften, në akuzën e Deklarimit të rremë e fshehjes së pasurisë, si dhe të Falsifikimit të dokumenteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb