Një studim i ri i kryer nga grup ekspertësh ka dalë në përfundimin se përdorimi i telefonit përpara se të flini rrezikon t’ju mbajë 1 orë më shumë zgjuar.

Kjo ndodh për arsye se celularët ineligjentë lëshojnë valë drite që ndërpresin prodhimin e melatoninës, përgjegjëse për gjumin.

Sipas ekspertit mbi gjumin, Paul Gringras, nëse e keni të vështirë që t’ju zerë gjumi mund të jetë për shkak të smartphone –it, që përmban këtë dritë.

Siç shkruan “The Sun”, eksperti doli në përfundimin se telefonat janë një ndër arsyet kryesore për problemet me gjumin, sidomos pasi telefonat e rinj janë të dizenjuar për të lëshuar dritë të fortë.

Ekspertët paralajmërojnë se të fjeturit më pak se 7 orë në natë rrit rrezikun për t’u prekur nga kanceri, diabeti dhe arresti kardiak.

(e.g./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb