Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me financimet ruse në PD në 2017, në fjalën e tij në Kuvend.

“Për sa kohë që kemi njerëz që besojnë çdo gjë, jeni në të drejtën tuaj të ushqeni iluzionin që mund të talleni me popullin por siç nuk ju ka ecur asnjëherë nuk do ju ecë kjo tallja e madhe me të gjithë, sepse do të bënte sens kjo vijë logjike nëse nuk do të ishit po ju që në atë kohë kur çështja u bë publike të mos kishit bërë betime për virgjërinë e Lulit. Nëse nuk do të kishte qenë non grata juaj që nuk do kishte dalë me çarçafin e bardhë pa asnjë njollë për pastërtinë e virgjëreshës që mbanit mbi krye. Nëse ju nuk do të kishit akuzuar Sorosin për fakte që sot me demek po kërkoni ti nxirrni nga kthetrat tu i kam kyçur unë për llogari të atij që e hodhët në tokë kur nuk ju duhej më.

PD është financuar nga para ruse kjo dihet, është botërisht e njohur. I dalë në atë kohë i mohuar kategorikisht nga ju, se unë nuk e kam dëgjuar këtë fjalim atëherë. Atëherë fjalimi juaj ishte tjetër dhe garancia absolute vinte nga vinte garancia për shumë vite, mos ma prekni Lulin. Kush e thoshte? Unë apo ai që sot ka rrëmbyer nga e para flamurin e Haxhi Qamilit dhe është nisur në luftë me Amerikën.
Do të thosha se jo vetëm që ato para financim i paligjshëm kanë hyrë me dijeninë e plotë të një grushti njerëzisht dhe që tani ai grusht është ndarë në dy gishta në një anë dhe dy në tjetrin dhe të mesit që përpiqet të gjejë nga do futet, por ka më shumës e kaq. Do ju thoja mos u nxitoni me deklaratë që do ju bien ndesh e do merrni pastaj një qëndrim të tretë e të katërt që se keni problem që nesër ti mohoni të gjitha sepse për sa kohë keni ende njerëz që ju vijnë nga pas qorrazi e i shpallin luftë botës me idenë që jemi vend sovran që s’do t’ja dijë për njeri,,, kam për borxh t’ju them mos u ngusni se ka akoma”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb