Një nga protestuesit në protestën e 133-të kombëtare kundër qevrisë tha se duhet që të mos njihet asnjë vendim që del nga parlamenti, të cilin e konsideroi si “Kuvend të krimit”.

Protestuesi theksoi se bashkitë e shkrira duhet të vijojnë punën e mos pyesin për vendimet e një parlamenti të shitur.

Akuzoi kryeministrin Edi Rama se është antikombëtar dhe se nuk vepron në interes të popullit shqiptar.

Protestuesi: U drejtohem bashkive që duan të shkrihen, vazhdoni punën.

Asnjë vendim që merret nga ky Kuvend nuk do njihet. Kjo sepse ne kemi kaluar në mosbindje civile. Në Ditën e Pavarësisë, të takohemi me vëllezërit tanë kosovarë dhe mos kemi kufij me njëri-tjetrin. Ne duhet të kemi muze për Çamërinë, për masakrat ndaj popullit kosovar që u bë në sytë e Europës. Por, kryeministri bën vepra veç për të huajt, jo për shqiptarët.

Pra, siç ka thënë Isa Boletini, “unë jam mirë kur është mirë gjithë Shqiptaria”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: