Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ndarë në rrjetet sociale një video ku shihet kryeministri Edi Rama i cili u ka dorëzuar efektivëve në aeroport një të ri, pasi e ka kapur këtë të fundit nga qafa.
Berisha shkruan “Kreu i organizatës çan me thonj qytetarin në avionin e linjës Tiranë-Napoli dhe ia dorëzon policisë Italiane vetëm se qytetari bëri thirrje në avion “Rama në burg”!”.
Berisha shkruan se referuar pasagjerëve në avion, Rama e ka kërcënuar të riun duke i thënë mos u kthe më në Shqipëri!
“Kreu i organizatës çan me thonj qytetarin në avionin e linjës Tiranë-Napoli dhe ia dorëzon policisë Italiane vetëm se qytetari bëri thirrje në avion “Rama në burg”!
Madje sipas pasagjerëve në avion e ka kërcënuar duke i thënë mos u kthe më në Shqipëri!
Dënoj me forcën më të madhe dhunën brutale të Padrinos ndaj pasagjerit dhe i bëj thirrje autoriteteve italiane të lirojnë menjëherë të riun guximtar.”, shkruan Berisha.
