Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka përdorur sërish satirën për të shpjeguar sikletin që i përfshin socialistët, sipas tij, sa herë që përmendet emri i ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Fërkime” mes palëve pati edhe sot te Komisioni Parlamentar i Medias. Gjekmarkaj ka përdorur satirën por edhe artikulimin politik për të shpjeguar atë që nuk shpërfaqet në mënyrë të dukshme.

Ai ka reaguar ndaj deputetit socialist Petro Koçi, duke i kujtuar atij se përfaqëson Partinë Socialiste, e cila “doli nga mitra e përgjakur e PPSH-së”.

Gjekmarkaj mbron vlerësimet e tij për ish-kryeministrin Sali Berisha, duke u shprehur se ishte njeriu që futi Shqipërinë në NATO, liberalizoi vizat dhe afroi vendin me BE-në. Berishës,  historinë nuk ia merrni dot, iu drejtua deputeti demokrat, socialistëve.

“Tani pas fjalimit poetiko -panegjerik shtrëngohem t’i jap një përgjigje! Partia nga vjen Petrua është parti europiane se u themelua më 8 Nëntor 1941 dhe gjatë gjithë ekzistencës së saj u përqafua me Europën! Pastaj nga mitra e përgjakur e Partisë së Punës doli PS që vuajti shumë të marrë kthesat! Ju folët për Sali Berishën duke e nënkuptuar! Më kujtohet një poezi e Vinçens Prenushit i cili u drejtohet detraktorëve, dhunuesve “Qiellin e ma merrni dot” pasi ia morën të gjitha atij i mbeti qielli një metaforë kjo që josh”.

Diatrribat e mia me Sali Berishën kanë qenë publike, nuk kam asgjë për t’u fshehur dhe nuk jam nga ata qe ju ik përgjegjësive të mia. Po me forcën e pushtetit ju mund t’i merrni shumëçka Sali Berishës, po nuk i merrni dot emrin, si themelues i Pluralizmit, se njeriu që rrëzoi partinë tënde dhe diktaturën për të futur Shqipërinë në stinën e lirisë dhe shtetit te se drejtës gjë që na lejon sot të flasim për Europën! Ishte Sali Berisha që e futi Shqipërinë në NATO dhe e nxori nga izolimi duke hequr vizat, ishte ai qe solli Presidenti Bush në Shqipëri! Mënyra se si ai u ndalua dhe arrestua në thyerje të nenin 73 të kushtetutës e bën atë një të burgosur politik. Unë nuk po merrem me thelbin e procesit , le të merret drejtësia por jo duke i shërbyer pushtetit! Pra, Sali Berisha është Sali Berisha në çdo rast një ditë gjerat mund të ndryshojnë dhe s’e di a do keni kurajo për të pranuar evulimin e të vërtetave. Pra, Sali Berishës Petro qiellin nuk ia merrni dot! Thjesht mos u ngut në tahmah!“, u shpreh Gjekmarkaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: