Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në fjalën e tij në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve në Bruksel deklaroi se mos-hapja e negociatave ishte një tërmet politik për Shqipërinë.

Rama shtoi se Shqipëria bëri gjithçka q BE kërkoi për të hapur negociatat, duke theksuar se sërish vendi ynë ka shpresa për të ardhme më të mirë.

Ne kemi nevojë për grante për të rregulluar banesat e banorëve që iu janë shembur shtëpitë. Ndihma që iu kërkojmë është përtej ndihmës financiare. Na duhen 1 miliardë euro. Në nëntor tërmeti na tronditi. Vërtetë u tronditëm sikur na ishte marrë fryma. Ne u ndjemë të pafuqishëm përpara fuqisë së Zotit apo natyrës. Edhe pse të goditur, ne jemi plot shpresë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Ne kemi pasur tërmet fizik dhe politik e na duhet të përballemi me to.

Moscelja e negociatave ishte për ne një tërmet politik. Ne bëmë gjithçka u kërkua dhe në fund na u tha ‘jo’”. Ne patëm tërmet politik, por kemi shpresa për një ardhmëri më të mirë. Ne mund të jemi të vegjël, por kemi zemër të madhe. Ju jeni miqtë tanë të nderit. Faleminderit që na dëgjoni e faleminderit për mbështetjen. Zoti iu bekoftë ju dhe shtetet tuaja”, deklaroi Rama.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb