Bashkia e Vlorës ka paralajmëruar qytetarët të tregohen të kujdesshëm, pasi meteorologët kanë paralajmëruar mot të përkeqësuar dhe stuhi në vazhdim.

Bashkia i bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike.

Njoftimi:

Të nderuar qytetarë!

Parashikimet e meteorologëve paralajmërojnë mot të përkeqësuar.

Stuhi te forta do të intensifikohen në vazhdim ,për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to.

Paralajmërimet e meteorologëve për fortunë kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime, ose në faqen tonë zyrtare në “Facebook”.

Kujdesuni për vehten dhe familjet tuaja!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb