Mbi 500 pako kryesisht me ushqime dhe detergjentë u shpërndanë nga Agjencia Kombëtare të Emergjencave Civile në bashkitë Pukë dhe Malësi e Madhe. Pakot ushqimore u siguruan nga Rezervat Materiale të Shtetit pas kërkesës së bërë nga kryetarët e këtyre bashkive dhe prefektja.

Konkretisht, në bashkinë Pukë u transportuan 300 pako, ndërsa në atë të Malësisë së Madhe 205 të tilla. Pakot në këto zona të thella u dërguan në ndihmë të familjeve në nevojë, ato me probleme sociale, shëndetësore apo të moshuar që jetojnë vetëm dhe që kanë hasur vështirësi të theksuara nga moti i ashpër dhe temperaturat e ulëta.
Në bashkinë Malësi e Madhe pakot u dërguan në njësinë administrative Kelmend.

Pakot iu dorëzuan kryetarëve të 8 fshatrave të Kelmendit, siç janë Vermosh, Lëpushë, Selcë, Tamarë, Brojë, Kozhnje, Nikç, dhe Vukël, për t’iu shpërndarë më pas banorëve në shtëpitë e tyre, ndërsa në Pukë pakot u shpërndanë për fshatrat e thellë të njësive administrative Qelëz, Qerret, Gjegjan dhe Rrapë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb