Prej ditësh vendi është përfshirë nga moti i keq. Orëve të fundit reshjet e shiut kanë qenë me intensitet të ulët dhe me ndërprerje.

Ndërkohë orëve të fundit situata në Lumin Drin është në kuota normale, Hidrovori Balldreni punon në kuotë -1.95 m, në ish kënetën Torovicës ka rreth 120 ha , hidrovori Shllinza kuota -0.8m  në zonën e Laçit ish-kënetën e Gjonëmit ka rreth 100 ha të përmbytura.

Sakaq në total Qarku ka 220 ha tokë të përmbytura, ndërsa kuota lumenjve Gjadër e Mat, normale.

Ndër të tjera strukturat e bashkisë Mirditë  dhe të bashkive të tjera vazhdojnë punën për riparimet e mundshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb