Disa rajone të vendit janë përfshirë ditën e sotme me mot të keq, shoqëruar me stuhi ere dhe shpejtësi deri në 50 km.

Nga raportimi i orës 13:00, sipas OSHEE rajonet më të prekura nga defektet janë Fieri dhe Vlora, kryesisht në akse me linja ajorore.

Sipas dispecerisë qendrore të OSSH, shkak i këtyre stakimeve është bërë moti i keq me erëra të forta, që ka përfshirë këto rajone gjatë natës së mbrëmshme, duke vazhduar edhe gjatë mëngjesit të ditës së sotme. Defektet janë kryesisht të llojit: këputje përcjellësish, thyerje izolatorësh, dëmtime kabllosh, shkarkuesish, bashkime përcjellësish etj.

  • foto galeri
  • foto galeri

Nga brigadat e terrenit të OSHEE-së në të gjithë vendin po punohet me intensitet të lartë për riparimin e defekteve të mbetura. Vështirësi në riparimin e defekteve paraqiten në zonat rurale, ku linjat janë kryesisht ajrore, gjë që sjell dhe vonesa në riparimin e tyre, për shkak të terrenit të vështirë që kalojnë këto linja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb