Moti me erë dhe dallgë që ka përfshirë Adriatikun ka shkaktuar vonesa në lundrimin e trageteve. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se edhe nga Durrësi edhe nga Bari tragetet janë nisur me vonesë.

“Golden Bridge” i parashikuar për t’u nisur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, ka lënë portin e Durrësit rreth orës 02:00 të kësaj të enjteje. “Rigel III” i parashikuar po ashtu për t’u nisur në orën 23:00 nuk është nisur fare. Ndërkaq, në portin e Durrësit nuk është ankoruar ende asnjë traget që vjen nga Bari.

“Rigel VII” dhe “Af Francesca” duhej të kishin mbërritur në portin e Durrësit në orën 08:00 të kësaj të enjteje, por kapiteneria bën me dije se do mund të bregëzohen në port në mesditë, rreth orës 13:00. Sipas burimeve, trageti “Rigel III” nuk niset drejt Barit pas një defekti në sistemin e komandimit. Trageti është përplasur lehtë me bankinën dhe nuk u nis për çështje sigurie bene me dije nga kapiteneria.

Burime nga kapiteneria bëjnë me dije se në Durrës dallgëzimi është 6 ballë, në det të hapur 8 ballë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb