Bolivia është përfshirë nga reshje të dendura duke shkaktuar përmbytje në disa zona.

Për pasojë të paktën 14 persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se një mijë familje janë zhvendosur nga zonat e rrezikuara.

Zëvendësministri i Mbrojtjes Civile, Juan Carlos Calvimontes gjithashtu ka bërë me dije se rreth 100 shtëpi janë të shkatërruara.

Ekipet e emergjencës ndodhen në terren për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që ndodhen në rrezik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb