Francesco Bagnaia triumfon në Çmimin e madh të Holandës në MotoGP, duke rritur kështu epërsinë e tij në kampionat ndaj ndjekësve. Në këto kushte, piloti italian i Ducatit, Bagnaia ka 35 pikë epërsi ndaj Jorge Martin në pushimin veror, me rinisjen e garave që është programuar për në fillim të gushtit në Çmimin e Madh të Britanisë në Silverstone.

Pas këtij suksesi, Bagnaia tha: “Është fantastike! Nuk ishte e lehtë, ata po shtynin shumë prapa”. Në vendin e dytë u pozicionua piloti italian i Ducatit, Marco Bezzeçhi. Top-3 u përmbyll nga Aleix Espargaro me Aprilia. Pozita e katërt i takon Binder, sakaq i pesti u pa Martin. MOTO GP sa vjen e bëhet më interesante, më të apasionuarit që mezi presin garat e radhës.

4t

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: