Edhe pse merkato është larg, Bayern po mendon që tani për afrimet e mundshme. Estevao, talenti 17 vjeccar i Palmeiras është “piketuar” nga drejtuesit e klubit, si një futbollist mjaft me prespektivë.

Sulmuesi, sipas asaj që raportohet nga shtypi gjerman, është një nga objektivat e bavarezëve  për seksionin e transferimeve, edhe pse ardhja e tij në Evropë nuk mund të kryhet para vitit 2025, kur ai të mbush moshën madhore.

Për të marrë OK nga Palmeiras, klubi që zotëron kontratën e tij, dhe për të mposhtur konkurrencën nga Chelsea, Bayern është gati të investojë 30 milionë euro. Estevao, ose ndryshe Messinho ka realizuar 1 gol në 5 ndeshje.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb