Për të festuar 100 vjetorin e saj, Moto Guzzi ka krijuar një linjë veshjesh me prestigjozen Timberland.

Koleksioni special, i disponueshëm nga shtatori, prodhohet në një seri të kufizuar dhe përfshin çizme, një xhaketë lëkure, pantallona dhe bluza. Çizmet për meshkuj përfshijnë dy modele; një këpucë lëkure origjinale Earthkeepers, dhe një këpucë e papërshkueshme nga uji ëinter Extreme Super Race e bërë me veshje Gore-Tex dhe taban Vibram.

Në përputhje me vizionin e markës për një të ardhme më të gjelbër, Timberland gjithashtu ka sjellë eko-novacion për të dy modelet. Lëkura më e mirë vjen nga një fabrikë lëkurësh e vlerësuar me çmim argjendi për praktikat e saj të menaxhimit të ujit, energjisë dhe mbeturinave.

Mbulesat prej pëlhure ReBOTL, nga ana tjetër, përmbajnë të paktën 50% plastikë të ricikluar.

Koleksioni Timberland x Moto Guzzi është në dispozicion në internet në timberland.it dhe në dyqane të zgjedhura.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb