Keidi Bare e nis “zjarr” vitin e ri, me një paraqitje shumë të mirë në Kupën e Mbretit, ku ishte protagonist absolut për Espanjol. Mesfushori i Kombëtares zbriti në fushë si titullar kundër modestëve të Ponferadinës në një ndeshje që nisi të ndërlikohej më shumë se sa duhet teksa koha e rregullat dhe shtesa përfundoi në barazim 1-1.

Në ruletën e penalltive, ekipi i Bares u treguan perfekt duke realizuar tre në tre dhe duke siguruar në këtë mënyrë një biletë për në fazën e 1/16. Një nga tre penalltitë e mori përsipër Keidi Bare i cili u tregua u saktë duke dërguar topin në rrjetë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb