TIRANE- “Vëllai im sapo doli i pafajshëm, sepse ky është realiteti. Ne e kemi ndërtuar gjithçka kemi, me forcat tona, pa intriga e dallavere dhe kështu do të jetë gjithmonë dhe shumë më mirë na ka dalë, jemi njerëz që duam paqe dhe nuk durojmë padrejtësi”. Kështu ka deklaruar këngëtarja Alida Duka, motra e Stines, pas incidentit në të cilin u përfshinë Nesti Duka (Stine) dhe Flori Mumajesi me përfundimin e natës finale të “Këngës Magjike”.

Çfarë ndodhi më saktë atë natë, nëse vëllai të ka thënë ndonjë detaj më shumë?
Sapo e nxorën të pafajshëm se na stresuan, kjo ka rëndësi për mua tani.

Për çfarë ishin zënë, kanë pasur ndonjë konflikt më herët apo thjesht për pikët?
Vetëm për pikët, sepse Flori i ka dhënë këngës së Nestit vetëm dy pikë, ndërsa Nesti i kishte dhënë 26 pikë.

Janë zënë, kanë shkëmbyer fjalë?
Stine i kishte thënë se kënga ime nuk ishte për t’u vlerësuar me dy pikë, kaq.

Po Flori, Nestit?
Flori i kishte thënë, nuk e vlerësova këngën, por kompozitorin e këngës.

Më pas çfarë ka ndodhur?
Më pas Flori ka ngritur dorën t’i gjuante, në të cilën kishte pasur dhe gotën që po pinte.

Po pastaj…
Nesti ishte mbrojtur, duke ia kthyer gotën mbrapsht.

Verbalisht kanë nisur që brenda?
Jo, kur kanë dalë jashtë. (Panorama plus)
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: