Rrëfime tronditëse janë dhënë sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 të moderatores Evis Ahmeti. Fajtoni, vëllai i Tefta Malajt, e cila u plagos nga burri i saj me thikë, ndërsa vajza e tyre ndërroi jetë dhe u plagos fqinji italian, ka treguar se si arriti të shpëtonte djali i vogël i familjes.

Ai tha se kishte qenë motra e tij ajo që i kishte hedhur djalit disa batanije dhe e kishte fshehur pas divanit, ndërsa nga trauma nuk kishte bërë zë, duke shpëtuar kështu nga agresioni i të atit.

“Teftën ai e ka qëlluar me dy thika, në atë moment është hedhur Xhesi, ai e ka qëlluar me shkelmë dhe me thikë. Tefta në atë moment ka fshehur djalin pas divanit dhe e ka mbuluar me batanije më pas ai thotë ku është djali dhe fati që djali është shokuar dhe nuk ka folur. Ai ka zbritur poshtë, dhe më pas e ka gjetur policia. Ai ka thënë ku është djali sepse donte ta vriste. Fati i djalit është që ai ka ngelur i shokuar dhe nuk ka folur sepse do ta kishte vrarë.”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: