Totenham mund të bëjë rikthimin e bujshëm të Gareth Bale sërish në White Hart Lane.

7 vite më parë uellsiani u largua me bujë drejt Madridit për 85 milionë euro, por duket se Mourinho e kërkon 31- vjeçarin dhe Totenham tashmë është futur në bisedime me Real Madrid për ta blerë.

Bale po vuan nën dinastinë Zidane, pasi francezi nuk dëshiron ta aktivizojë. Uellsiani gjithashtu dëshiron largimin teksa pritet të shihet se dhe sa do vijojë qëndrimi i tij në stol tek madrilenët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb