Jose Mourinho është shprehur se puna e tij te Manchester United nuk është në rrezik pavarësisht se në 4 ndeshjet e para ka marrë 6 pikë.

Duket se pas fitores kundër Burnely situata në kampin e “djajve të kuq” është qetësuar. Në një prononcim të shkurtër për “La Repubblica” portugezi pavarësisht se duke buzëqeshur nuk ka lënë pa thumbuar klubin: “Do t’u kushtonte shumë largimi im.”

‘Special 1’ e nis duke thënë: “Këta thonë se jam në rrezik, por nuk mendoj kështu. Nëse më shkarkojnë a e keni idenë se sa para duhet të më japin?!”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb