Inter mbetet një kujtim i bukur, i përjetshëm, për një trajner si Jose Mourinho. “Tripleta” e famshme do të kujtohet gjithnjë nga tekniku portugez por ky fakt nuk e pengon për të pranuar në të ardhmen një ofertë nga një prej rivalëve të zikaltërve në Serie A. Në një intervistë për “Times”, Mou u ndal tek ky detaj që mbase nuk do ti pëlqejë të gjithë tifozëve të Inter:

Jose Mourinho Manchester United V2acf7eztp851a1e97i205nwh
Jose Mourinho Manchester United V2acf7eztp851a1e97i205nwh

“Me Inter kam fituar gjithçka, ka një ndjenjë speciale mes nesh. Nëse një ditë do të më duhej të shkoja në Itali dhe të drejtoja një klub rival, nuk do të mendohesha dy herë. Kjo është mënyra ime profesionale për ti parë gjerat, kjo më bën të ndihem mirë me veten”, theksoi ish trajneri i Tottenham.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb