Tek Manchester United si të mos mjaftojnë mungesa rezultateve pozitive dhe numri i futbollistëve që kanë përfunduar në infermieri është i madh. Duke filluar nga Eric Bailly, Antonio Valencia, Luke Shaë, Chris Smolling dhe deri te Maroun Fellaini.

Përgjegjës për këtë situatë Hoze Mourinjo ka bërë stafin mjekësor. Madje ka shkuar më shumë se kaq, duke urdhëruar menjëherë një hetim për ta. Ai pretendon se mjekët po ndërthurin komplot kundër tij dhe do t’i shkojë kësaj çështje deri në fund.

Një tjetër emër jo pak i rëndësishëm është edhe armeni Henrikh Mkhitaryan, i cili edhe pse nuk është i dëmtuar gëzon një formë fizike larg asaj që jemi mësuar të shihnim tek ish-skuadra e tij, Borussia Dortumund. Më shumë se 30 milionë Euro të shpenzuara për 27-vjecarin ende nuk japin frytet e shumë pritura.

Shumë pikëpyetje në radhët e Man.United, ku duket se pritjes për një përgjigje i ka ardhur fundi. Tashmë është momenti që fajtorët të marrin mbi supe peshën e përgjegjësisë dhe për këtë Jose Mourinho nuk ka ndërmënd të presë më dhe aq gjatë.
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: