Jose  Murinjo është i ndërgjegjshëm se Juventusi me të cilin është përballur skuadra e tij është një skuadër e cila ka ambicie të mëdha dhe do të fitojë gjithçka në këtë sezon.

Por siç duket portugezi nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje nga Juventusi në Old Traford. Pak minuta përpara përfundimit të ndeshjes Mourinho ka provokuar tifozët juventin duke ngritur tre gishta në drejtim të tifozëve miq. Sipas mediave italiane gishtat simbolizojnë tripletën e fituar nga ai në kohën kur ishte trajner i Interit në vitin 2010.

Mourinho

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb