Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ia ka dorëzuar ‘’Gjerdanin e Artë’’ boksierit shqiptar Ferit Keta i cili dje triumfioi përballë holandezit Blokland në IKBF.

Kushi shkruan se sporti bashkon popuj dhe nxit paqe, por ka dhe fuqinë të ngrejë lart flamurin dhe emrin e një kombi.

Ajo gjithashtu thotë se është krenare për Ferit Ketën që frymëzon talentet e reja.

 

STATUSI NGA EVIS KUSHI

Dje iu bashkova me shumë kënaqësi eventit të madh ndërkombëtar sportiv “Duel në Themel”, të organizuar nga Vëllezërit Keta dhe Bashkia Rrogozhinë, në një atmosferë fantastike në Kalanë Shekullore të Bashtovës.
Sporti bashkon popujt, njerëzit, nxit paqen, solidaritetin, por ndërkohë ka edhe fuqinë të ngrejë lart emrin dhe flamurin e një kombi. Krenare për Ferit Keta, i cili fitoi gjerdanin e artë botëror në #IKBF ndaj holandezit Blokland, duke frymëzuar talentet e reja shqiptare e duke provuar se me vullnet, sakrifica, e sidomos duke ruajtur vlerat më të mira njerëzore, mund të ngjitesh lart në majat e suksesit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb