TIRANË- Flamingot dhe pelikanët kaçurelë që popullojnë lagunën e Karavastasë në Shqipërinë e jugut po tërheqin më në fund vëmendjen e medias botërore dhe të turistëve të interesit të veçantë. Këto foto të publikuara nga agjencia Associatet Press paraqesin disa çaste nga jeta në lagunë.

Pelikanët kanë qenë të rrezikuar në të gjithë botën përgjatë dekadave të fundit për shkak të perceptimit se ata konkurrojnë me njerëzit për peshq nëpër lagunat e pasura, një perceptim ky që hidhet poshtë nga shkenca, e cila thotë se në fakt, llojet e peshqve të pëlqyer nga pelikanët janë të ndryshëm nga ata që peshkohen nga njerëzit.
Me përmasa nga 160 deri në 193 centimetra dhe me hapje krahësh mbi tre metra, ky është një nga zogjtë më të mëdhenj në botë.

Pelikanët shqiptarë qenë pothuajse drejt zhdukjes në vitet 1990 por janë rigjallëruar si pasojë e përpjekjeve të vazhdueshme të konservacionistëve për të shpëtuar grupimin e vogël që numëron vetëm disa dhjetëra pelikanë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb