Vaksinimi i fëmijëve është shumë i rëndësishëm që nxit mbrojtjen e organizmit ndaj baktereve apo viruseve që shkaktojnë sëmundje.
Efektet pozitive të këtyre vaksinave: pengohet rreziku nga sëmundjet, pengohet vdekshmëria, pengohet invaliditeti dhe pasojat e tjera, pengohet dukuria e epidemive nga sëmundjet ngjitëse etj.
Procesi i vaksinimit aplikohet sipas një kalendari që publikohet edhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale.
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje prindërve të kryejnë vaksinat e fëmijëve të tyre sipas kalendarit të vaksinimit.
Nga mosha 0- 2 vjeç janë 6 takime tek mjeku, 10 injeksione kundër 11 sëmundjeve me efekte të rënda.
Fëmijët 2 muajsh; 4 muajsh; 6 muajsh; 10 muajsh; 12 muajsh dhe 24 muajsh duhet të jenë të vaksinuar kundër 11 sëmundjeve me efekte të rënda si Poliomelit (paralizë), Pertusis ( probleme me rrugët e frymëmarrjes), Tetanoz (paralizë), Parotit (meningit, lezione testikulare), Fruthi (encefalit, pneumoni) infeksione nga pneumokoku (meningit, paralizë), Rubeola (keqformime fatale), Hepatiti viral B(ceroze, kancer), Infeksione nga HIB (meningit), Tuberkulozi(sëmundje të ndyshme të mushkrive).
