Gazetari Erion Skëndarj raporton për BalkanWeb se vaksina Pfizer në Shqipëri prej 2 ditësh po aplikohet pa kriter moshe apo sëmundje.

Prej 11 janarit kur filloi zyrtarisht vaksinimi masiv në Shqipëri kjo vaksinë u jepej vetëm personave me sëmundje kronike ose të rëndë.

Madje ky lajm është përhapur fillimisht në rrjete sociale apo internet teksa ka patur optimizëm nga qytetarët të cilët kanë shkuar menjëherë në ‘’Air Albania’’ ku kryhen vaksinat, por aty kanë mësuar se nuk do të realizohet vetëm aty, por vetëm me rekomandim të mjekut të familjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb