Nesër në orën 20:45 të mbrëmjes do të luhet gjysmëfinalja e kthimit në “Champions League” mes Real Madrid dhe Bayern Mynchen. Pas trajnerit Jupp Heynkckes, në konferencën për shtyp për kampin bavarez është paraqitur Thomas Myller, i cili gjithashtu nuk ka hezituar të bëjë thirrje që gjyqtari të mbajë drejt sfidën.

Ai ka deklaruar se arbitrat në “Santiago Barnabeu” ndikohet nga presioni. Gjermani kujtoi eliminimin e sezonit të shkuar të Bayern, sërish në gjysmëfinale ndaj Realit, me dy gola që, sipas tij, ishin në pozicion jashtë loje.

“Të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur, vjet pësuam dy gola në pozicion jashtë loje. Edhe për penalltinë e Juves është folur shumë, por arbitri nuk duhet të ndjejë presion. Thjesht duhet të mbajë mirë ndeshjen. Gjyqtari është sportist si ne dhe duhet të japë një performancë të mirë”, u shpreh Muller.

Sulmuesi theksoi se Bayern duhet të jetë më efektiv dhe të shfrytëzojë rastet që i paraqiten, ndryshe nga ajo që bëri në “Allianz Arena”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb