Nuk ka paqe në shtëpinë e Bayern Munich. Ky sezon që po shkon drejt fundit është pa diskutim një nga sezonet më të komplikuar në vitet e fundit, të paktën shpresojnë ta mbyllin me titullin në Bundesligë.

Në të njëjtën kohë, drejtuesit e klubit duhet të zgjidhin shpejt një çështje të nxehtë, atë të Thomas Muller, një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe më përfaqësues të klubit.

Tuhel Myler
Tuhel Myler

Pak ditë më parë, trajneri Thomas Tuchel u shpreh se Muller duhet të përshtatet me idenë se nuk është më titullar, pikërisht kjo qasje e trajnerit ka bërë që Muller të mendojë largimin. Sipas Sport Bild, futbollisti gjerman po mendon largimin pavarësisht se ka një kontratë deri në 2024: Nuk dëshiron ta mbyll karrierën në këtë mënyrë, citon një burim për të përditshmen gjermane.

Kahn
Kahn

I përfunduar nën akuzë për situatën ku ndodhet Bayern është CEO i klubit Oliver Kahn. Pavarësisht zërave për një shkarkim të mundshëm, Kahn dhe pjesa tjetër e stafit po punojnë për merkaton e verës. I pyetur nëse klubi do të futet në garë për Osimhen, Kahn nuk e përjashtoi si opsion, por 150 milionë euro janë shumë për drejtorin e Bayern.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb