Zbardhen dëshmitë e numëruesve të PD-PS dhe LSI në KZAZ –ne Nr.53, në bashkinë Përrenjas të arrestuar nga policia për tjetërsim të rezultatit të zgjedhjeve. Bëhet fjalë për shtetasit Erald Karriqi-PD,  Eduart Zito- LSI, Ylli Kuka dhe Oltjon Bajrami-PS, të cilët kanë qenë në të njëjtin grup numërimi.

Sipas dosjes së Prokurorisë të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb”, gjatë procesit të këqyrjes së mëpasshme të fletëve të votimit rezultoi se anëtarët e grupeve të numërimit që kanë numëruar votat për këto qendra, kanë shënuar në tabelën e rezultatit të grupit të numërimit numër më të vogël votash një apo më shumë kandidatë të subjekteve zgjedhorë dhe numër më të madh votash për një apo më shumë kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor, krahasuar me numrin real të votave që u gjendën në kutinë e votimit.

Në këtë mënyrë rezultati i qendrës së votimit për kandidatët e listave shumëmërore të subjekteve nuk pasqyron rezultatin real të cilët zgjedhësit e këtyre qendrave kanë shprehur nëpërmjet votimit, duke favorizuar një apo më shumë kandidatë të listave shumemërore të subjekteve zgjedhorë.

Në këto kushte KQZ ka vendosur të bëj kallëzim penal ndaj shtetasve të sipërcituar me detyrë anëtarë të Grupeve të numërimit, pasi ka indicie se personat kanë konsumuar elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 326 i Kodi Penal.

Në deklarimet e dhëna si persona që tregon rrethana të hetimit shtetasi Erald Karriqi, ka deklaruar se:

“Jam me banim në qytetin Përrenjas. Më datë 25.04.2021 janë zhvilluar zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, unë jam caktuar  nga subjekti Partia Demokratike qe te isha përfaqësuesi i saj ne numërimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, në bashkinë Përrenjas. Në grupin e numërimit unë kam qenë me shtetasit Eduart Zito, Ylli Kuka dhe Oltjon Bajrami. Fillimisht pasi merrnim kutinë e QV për numërim, numëroheshin votat e subjektit zgjedhor, pasi bëhej procesverbali i  numrit të votave që kishte marrë secili subjekte mbyllej kutia dhe dorëzohej përsëri. Pas përfundimit të numërimit të votave për subjektet filloi numërimi i votave për kandidatet e subjekteve zgjedhore. Numëroheshin votat duke mbajtur shënime për secilin kandidat të çdo subjekti zgjedhor, këto i shkruaja unë apo sekretari dhe ia jepnim punonjësit te kompjuteri i cili i hidhte në sistem dhe na binte tabelën e printuar. Nga ana jone firmoseshin tabelat për kandidatët e çdo subjekti dhe mbylleshin në kuti. Në lidhje me tabelën e rezultatit për kandidatët  për deputetë në qendrën e votimit  nr.2780, për Partia/Koalicioni Partia Demokratike “Aleanca për ndryshim” ku ka ndryshime votash për kandidatët ne krahasim me faktin votat në kuti, unë nuk kam bërë ndonjë gabim me dashje, por fakti që ekziston them se mund të jetë bërë gabim nga lodhja, nga orët e zgjatura, kjo ka qenë për mendimin tim”.

Në deklarimet e dhëna si person që tregon rrethana të hetimit shtetasi Eduart Zito, ka deklaruar se:

“Unë jam me banim në fshatin Katjel, Bashkia Përrenjas. Më datë 25.04.2021 janë  zhvilluar zgjedhjet për kuvendin e Republikës së Shqipërisë, unë jam caktuar  nga subjekti Partia Lëvizja Socialiste për Integrim që të isha përfaqësuesi i saj në numërimin e votave në KZAZ – në Nr.53, në bashkinë Përrenjas. Në grupin e numërimit unë kam qenë me shtetasit Erald Kariqi, Ylli Kuka dhe Oltjon Bajrami. Në fillim pasi merrnim kutin e QV për numërim, fillimisht bëheshin procesverbalet, për hapjen e kutisë, ku shënoheshin kodet, këtë e shkruante kryetari i grupit dhe sekretari, unë kam qenë anëtar. Pasi hapej kutia numëroheshin votat  një e nga një duke i kaluar dhe në skaner, për subjektet dhe për kandidatët për çdo subjekt. Nga ana e grupit të numërimit mbaheshin shënime dhe në përfundim mbusheshin procesverbalet dhe pastaj hidheshin në sistem, printohej procesverbali dhe firmosej nga grupi i numërimit. Në lidhje me tabelën e rezultatit për kandidatët për deputetë në qendrën e votimit  nr.2780, për Partia/Koalicioni Partia Demokratike “Aleanca për ndryshim” ku ka ndryshime votash për kandidatët në krahasim me faktin votat në kuti, unë nuk di se çfarë të them, e vërteta është se unë e kam firmosur këtë tabelë rezultati, por nuk e di që të mos jetë shënuar rezultati faktik”.

Në deklarimet e dhëna si person që tregon rrethana të hetimit  shtetasi Ylli Kuka ka deklaruar se:

“Unë jam me banim në fshatin Karkavec, Njësia Administrative Qukës Bashkia Përrenjas. Më datë 25.04.2021 janë zhvilluar zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, unë jam caktuar  nga subjekti Partia Socialiste që të isha përfaqësuesi i saj në numërimin e votave në KZAZ-në Nr.53, në bashkinë Përrenjas. Në grupin e numërimit unë kam qenë me shtetasit Eduart Zito, Erald Karriqi dhe Oltjon Barjami. Fillimisht pasi merrnim kutin e QV për numërim , numëroheshin votat e subjektit zgjedhor, pasi behej procesverbali i  numrit te votave që kishte marrë secili subjekte mbyllej kutia dhe dorëzohej përsëri. Pas përfundimit të numërimit të votave për subjektet filloj numërimi i votave për kandidatet e subjekteve zgjedhore. Numëroheshin votat duke mbajtur shënime për  secilin kandidat të çdo subjekti zgjedhor, këto i shkruaja unë apo sekretari dhe ia jepnim punonjësit te kompjuteri i cili i hidhte në sistem dhe na binte tabelën e printuar. Nga ana jone firmoseshin tabelat për kandidatët e çdo subjekti dhe  mbylleshin në kuti. Në lidhje me tabelën e rezultatit  për kandidatët për deputetë në qendrën e votimit  nr.2780, për Partia/Koalicioni Partia Demokratike “Aleanca për ndryshim” ku ka ndryshime votash për kandidatët në krahasim me faktin votat në kuti. Unë nuk di të them se si është bërë ky ndryshim votash në këtë tabelë rezultati të kësaj kutie votimi, mendoj se do të jetë bërë gabim nga lodhja pasi nuk ka pasur asnjë interes për ndryshimin e rezultatit.”

Në deklarimet e dhëna si person që tregon rrethana të hetimit  shtetasi Oltjon Bajrami ka deklaruar se:

“Unë jam me banim në fshatin Karkavec, Njësia Administrative Qukës Bashkia Përrenjas. Më datë 25.04.2021 janë zhvilluar zgjedhjet për kuvendin e Republikës se Shqipërisë, unë jam caktuar  nga subjekti Partia Socialiste që të isha përfaqësuesi i saj në numërimin e votave në KZAZ-në Nr.53, në bashkinë Përrenjas. Në grupin e numërimit unë kam qenë me shtetasit Eduart Zito, Erald Karriqi dhe Ylli Kuka. Fillimisht pasi merrnim kutinë e QV për numërim, numëroheshin votat e subjektit zgjedhor, pasi bëhej procesverbali i numrit të votave që kishte marrë secili subjekte mbyllej kutia dhe dorëzohej përsëri. Pas përfundimit të numërimit të votave për subjektet filloj numërimi i votave për kandidatët e subjekteve zgjedhore. Numëroheshin votat duke mbajtur shënime për  secilin kandidat të çdo subjekti zgjedhor, këto i shkruaja numëruesi i parë apo sekretari dhe ia jepnim  punonjësit te kompjuteri i cili i hidhte në sistem dhe na binte tabelën e printuar. Nga ana jonë firmoseshin tabelat për kandidatët e çdo subjekti dhe mbylleshin në kuti.

Në lidhje me tabelën e rezultatit  për kandidatët për deputetë në qendrën e votimit  nr.2780, për Partia/Koalicioni Partia Demokratike “Aleanca për ndryshim” ku ka ndryshime votash për kandidatët në krahasim me faktin votat në kuti, unë nuk di të them se si është bërë ky ndryshim votash në këtë tabelë rezultati të kësaj kutie votimi, mendoj se do të jetë bërë gabim nga lodhja dhe nga puna e gjatë, tavolina ka qenë e ngushtë, dhe kur ndaheshin fletët për secilin kandidat mund të jenë ngatërruar. Them se është një pakujdesi”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb