E ardhmja e Giacomo Raspadorit te Napoli mbetet në dyshim. Sulmuesi italian, pavarësisht se çfarë do të ndodhë me Osimhen, mund të largohet nga kampionët e Italisë. Raspadori do ishte dakord për një kalim te një skuadër brenda Italisë.

Ndër klubet e interesuara në Serinë A  është dhe Interi, një lojtar që gjithmonë ka qenë në preferencat e Ausilios për sulmin zikaltër. Në garë do të jetë edhe Juventusi. Klubi bardhezi kërkon të shtojë alternativat në repartin e avancuar dhe Raspadori duket si një alternativë e mirë.

Futbollisti i lindur në Bentivoglio ka një kontratë me Napolin deri në vitin 2028, por një ofertë e mirë mund të bindë napoletanët që të lënë të lirë lojtarin. Në këtë sezon, sulmuesi italian është takuar 4 herë me golin!

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: