Puno dhe mos fol”! Kjo është motoja e Elseid Hysajt, e trashëguar nga familja e tij. Rezultati ka qenë mbresëlënës: 21 vjeç, titullar i Napolit dhe i padiskutueshëm në Kombëtare. Të hënën në mbrëmje, mundi Interin “e tij”. Po, sepse është një interist i deklaruar, ndoshta më shumë edhe se sa Rei Manaj që e përjetoi nga stoli humbjen.

“E takova pas ndeshjes Rein dhe i thashë që të shkonte në shtëpi e të çlodhej sepse ishte lodhur shumë”, është batuta e mbrojtësit shkodran, teksa për “Panorama Sport” rrëfen emocionet e ndeshjes së madhe që fitoi kundër zikaltërve. “Fitova sërish derbin e Ballkanit. Munda edhe Ljajiçin që na shënoi në Elbasan me Serbinë. Normal që jam shumë i kënaqur”, shton Hysaj.

“I luajta fort Ljajiçit sa munda, sa herë që ai vinte në krahun tim, por realisht është lojtar shumë cilësor. Më trembi disi në fund sepse ishte duke barazuar… Ishte lojtar i fortë, por deri sa ne e mundëm, do të thotë se jemi më të mirë se ai dhe shokët e tij…

Fituam një ndeshje të madhe dhe shumë të vuajtur ndaj Interit. Së dyti, sepse morëm vendin e parë dhe, së treti, sepse fitova derbin ballkanas. Kishte shumë ballkanas në fushë dhe kjo më bëri të ndihem mirë në fund të ndeshjes”, thotë Hysaj në intervistën e tij.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb