Dymbëshjetë milionë për pesë vite plus bonuest! Ky është akordi mes Lautaro Martinezit dhe drejtuesve të Barcelonës për kalimin e sulmusit argjentinas në oborrin e Leo Mesit. Vullneti i Martinezit që të tranfserohet në Spanjë nuk ka qenë kurrë një mister dhe tani e përditshmja katalanase “El Mundo Deportivo” flet për “akord total”. Por ka një problem dhe ai është akordi me Interin.

Mundoo
Mundoo

Lautaro ka një klauzolë prej 111 milionë eurosh dhe Barcelona nuk ka ndërmend që t’i paguajë të gjitha cash dhe shpreson që Interi të pranojë ndonjë pedanë teknike. Barça ka kërkuar një ulje të çmimit për kartonin e lojtarit, që nuk pritet të zbrësë nën 90 milionë euro.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb