TIRANE – Kur bëhet fjalë për yndyrat, është një lloj që duhet ta konsumoni patjetër, acidet yndyrore omega 3. Dy llojet kryesore të saj — EPA dhe DHA –gjenden më shumë tek peshku. Ndërsa ALA (acidi linolenik alfa), gjendet tek burimet bimore si frutat e thata dhe farat. Këto yndyra i duhen trupit jo vetëm për të funksionuar, por i sigurojnë edhe një sërë përfitimesh shëndetësore.
Disa nga shenjat që shfaq organizmi kur ka mungesë të acideve yndyrore omega 3 janë:
1. Probleme me zemrën
2. Duar dhe këmbë jashtëzakonisht të ftohta
3. Dhimbje të kyçeve
4. Probleme me kujtesën
5. Imunitet i ulët
6. Nivel të ulët të energjisë
7. Probleme me shikimin
8. Depresion
9. Shtim në peshë
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: