Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka ironizuar lidhur me mungesën e kryeministrit Edi Rama në Presidencë për dekorimin e Rexhep Meidanit me ‘’Dekoratën e Flamurit Kombëtar’’ në 76- vjetorin e tij të lindjes.

Presidenca shkruan se Rama ka qenë i ftuar në ceremoni, por me ironi zëdhënësi thotë se e mirëkuptojnë për mungesën pasi ka qenë duke u marrë me Bjellorusinë.

Sot ra në sy se në dekorimin e Rexhep Meidanit kishte figura të djathta e të majta si Berisha, Basha dhe Nishani apo Bamir Topi, si dhe Pandeli Majko nga qeveria dhe Skënder Gjinushi i Akademisë së Shkencave. Por mungonte Edi Rama i cili është me pushime në ju por ndërkohë në cilësinë e kreut të OSBE gjeti kohë që të jepte një ofertë zgjidhjeje për tenstionet politike në Bjellorusi pas zgjedhjeve presidenciale.

STATUSI NGA TEDI BLUSHI

Kryeministri Rama ka qenë sot i ftuar në ceremoninë e dekorimit të Prof.Dr Meidanit, por ai ka qenë duke u marrë me Bjellorusinë.
Ndaj e mirëkuptojmë për mungesën!

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb