Pavarësisht se dasma madhështore e Xhensilës dhe Besit kishte 400 të ftuar, jo të gjithë ishin të pranishëm. Kështu, një prej atyre që nuk ka mundur dot të jetë në Pallatin e Brigadave, atje ku u zhvillua edhe ceremonia, ishte dhe Besiana Kasami, këngëtarja e njohur nga Maqedonia me emrin e artit Big Mama. Me një foto të çiftit në profilin e saj në profilin e saj të Instagramit, Big Mama uron Xhensilën dhe Besin për jetë të lumtur dhe u kërkon ndjesë për mungesën e saj.

“O vëlla im i dashur @bes_kallaku. Me një pikë në zemër që nuk munda të jem aty prezente në këtë diteë të veçantë dua qeë t’jua uroj martesën dy pëllumbave ….. me porosinë me plot gezime e dashuri për ju dy, ju dëshiroj fat, lumturi dhe çdo të mirë neë jetë ….. uroj që ju të dy të jeni më të lumturën në rruzullin tokësor, që të bëheni mbretëreshet të dashurisë dhe lumturisë të përhershme shëndet të plotë dhe sukses në të ardhmen, fat në të gjithat sferat e jetës … Ju dëshiroj të trashëgoheni, sinqeriteti dhe mirëkuptimi mbizotëroftë në shpirtrat tuaj fisnikë, por mbi të gjitha, dashuria harmoni dhe jetë sa më të begatshme pas shkruar i madhi Zot për ju të dy. U shtofshi dhe u plakshi se bashku të gëzuar dhe duke realizuar çdo qëllim dhe endërr të jetës suaj. Ju uroj të jetoni dhe të plakeni së bashku të lumtur dhe të dashuruar si dy zogj. Po ashtu dhe me shumë ju duaaa dhe ju përqafoj shumë @xhensilamyrtezaj.”, shkruan Big Mama.

1d1300e83ebff4bb80fd56bdd3ba8959

Siç është përfolur së fundni në media, edhe Big Mama pritet të kurorëzojë lidhjen e saj të dashurisë në martesë së shpejti. Ndonëse dasma ishte parashikuar të mbahej këtë muaj, ajo është shtyrë për një datë tjetër.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: