TIRANË- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën me dije se si pasojë e motit të keq me shi dhe stuhi ka pasur probleme me energjinë elektrike në disa zona. Sipas OSHEE-së, kanë dalë avari në linjën Smokthinë- Kuç-Himarë dhe linjën Bulqizë-Krastë. OSHEE-ja shton se pa energji janë Himara, Jala, Dhërmiu dhe Palasa, Vranishti dhe Brataj.

Pa energji elektrike, siç njofton OSHEE-ja është dhe HEC-i i Smokthinës, Krasta, minierat Bater dhe Kraste, Martaneshi dhe HEC-i i Peshkut. Ndërsa shtohet se po punohet për riparimin e defekteve.

Ndërkohë të shumtë janë qytetarët që ndodhen me pushime në zonat e jugut që i janë drejtuar redaksisë së BalkanWeb për të ndarë shqetësimin e mungesës së energjisë elektrike.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: